Ilustrim

Arrestohen një burrë e një grua, dyshohen për përleshje fizike

Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar dy të dyshuar, një burrë me shtetësi kosovare dhe një grua shtetase e Shqipërisë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete.

Policia ka njoftuar se si pasojë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa e dyshuara në strehimore” – thuhet në njoftim të policisë.