Foto: Ilustrim

Arrestohen nga policia të dyshuarit për vjedhje në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar në Gjakovë nën dyshimet për vjedhje dhe fshehje të gjërave të vjedhura.

Në bazë të njoftimit, mbrëmë pas mesnate, në fshatin Bishtazhin të Gjakovës, është bërë arrestimi i dy të dyshuarve, pasi të njëjtëve gjatë kontrollit në automjetin e tyre u janë gjetur një numër i konsiderueshëm i mjeteve të punës, të cilat dyshohet se janë të vjedhura.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.