Foto: Policia e Shtetit

Arrestohen nënë e bir në Tiranë, në banesën e tyre gjenden mbi 400 mijë euro që dyshohet se janë vjedhur

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se në vijim të operacionit për gjetjen e parave të vjedhura, për çka gjatë ditës së djeshme janë arrestuar nënë e bir, zyrtarët policorë sot kanë kryer një kontroll tjetër në banesën e të dyshuarve dhe në tubin e aspirimit kanë gjetur dhe sekuestruar 404,800 euro, 8,500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat janë sekuestruar në cilësi të provave.

Rasti ka të bëjë me raportimin e vjedhjes së një shume të madhe të parave që ka ndodhur në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.