Arrestohen në Tiranë dy të kërkuarit ndërkombëtarisht nga Kosova – VIDEO
19.9.2024 - 10:52
Janë arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimi në Kosovë dy të kërkuar ndërkombëtarisht për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Kështu ka njoftuar Policia e Shtetit e Shqipërisë.
“Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 17”, kapi në Tiranë dhe vuri në pranga shtetasit A. B., 59 vjeç dhe Sh. S., 51 vjeç, të dy banues në Tiranë”- thuhet në njofim.
Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Gjakovës në Kosovë, me vendimin e datës 19.08.2024, i ka dënuar me 2 vjet burgim.
Rasti i dy të dyshuarvë është inicuar “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.