Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohen në Prishtinë dhe Podujevë dy të dyshuar për organizim të bixhozit

Dy persona të dyshuar janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia nën dyshimet për organizim të bixhozit.

Policia ka bërë të ditur se njëri nga të dyshuari është arrestuar në Prishtinë ndërsa tjetri në Podujevë, mbrëmë rreth orës 21:00.

Sipas policisë, të dyshuarit janë arrestuar pasi që të njëjtit si pronar të lokalit kanë organizuar lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.