Ilustrim

Arrestohen në Mitrovicë një burrë dhe një grua për prostitucion

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme dy persona të dyshuar për prostitucion .

Sipas njoftimit, të dyshuarit, një burrë dhe një grua, janë arrestuar dje rreth orës 12:00, në Mitrovicë.

Në njoftimin e policisë nuk janë dhënë detaje të tjera rreth rastit, dhe nëse të dyshuarit pas arrestimit janë dërguar në mbajtje.