Ilustrim

Arrestohen në Gjakovë dy të dyshuarit për grabitjen në Istog

Policia e Gjakovës, në bashkëpunim me atë të Istogut, ka arritur të arrestojnë dy personat nga komuna e Istogut.

Të njëjtit dyshohet se kishin qenë të përfshirë në grabitjen e djeshme në Istog.

KALLXO.com merr vesh se personat e arrestuar janë L.U. dhe A.K., të cilët për momentin gjinden në ndalim policor në stacionin e Gjakovës.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe komandanti i Policisë së stacionit në Gjakovë, Krist Gjokaj.

Gjokaj ka thënë se të dyshuarit fillimisht kanë ikur, mirëpo më pas Policia ka arritur t’i kapë dhe t’i arrestojë.

Të njëjtëve, në veturë u janë gjetur një armë gjuetie, një thikë dhe një maskë e zezë.