Ilustrim

Arrestohen në Bajgorë të Mitrovicës dy të dyshuar pasi gjuajtën me armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar në fshatin Bajgorë të Mitrovicës për gjuajtje me armë zjarri.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, të dyshuarit janë arrestuar pasi kishin shkuar tek shtëpia e dy viktimave dhe kishin  shtënë me armë zjarri në shtëpinë e tyre.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale katër gëzhoja të fishekëve, tri predha të fishekëve, dhe një fishekë të armës së zjarrit.

Të dyshuarit e arrestuar pasintervistimin me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.