
Foto:KALLXO.com
Arrestohen katër të mitur, tentuan t’i merrnin me dhunë gjërat personale një personi tjetër
Katër të mitur janë arrestuar nga Polica e Shqipërisë pasi të njëjtit kanë tentuar që me dhunë t’i merrnin gjëra personale një 21 vjeçari në Tiranë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së kallëzimit të një 21-vjeçari se 4 të mitur kishin tentuar t’i merrnin me dhunë sendet personale, kanë organizuar punën menjëherë dhe, pas veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 4 shtetasve të mitur, të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç”- thuhet në njoftimin e datës 15.02.2025.
Policia e Shqipërisë bënë të ditur se po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjeve të tjera në Tiranë, ku dyshohet se mund të jenë të përfshirë këta shtetas.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”- thekson Policia e Shqipërisë.