Foto: Ilustrim

Arrestohen katër të dyshuar për kultivim të drogës në Prishtinë

Katër persona janë arrestuar nga policia në Prishtinë për posedim e kultivim të narkotikëve.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuari në bashkëpunim kanë kultivuar substanca narkotike të llojit marihuanë.

Gjatë kontrollit të policisë, në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar pajisje laboratorike që janë përdorur për kultivimin e bimëve narkotike.

Sipas policisë, laboratori është gjetur në fermën e njërit prej të dyshuarve, ndërsa në bodrumin e shtëpisë, pronë e njëri prej të dyshuarve është gjetur një laborator për kultivimin e bimëve narkotike si dhe 130 fije të mbjella me substancë të dyshuar narkotikë të llojit marihuanë të cilat janë konfiskuar nga policia.

Me vendim të prokurori kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.