
Ilustrim
Arrestohen katër shtetas turq, dyshohet se u paraqitën me lejeqëndrimi të falsifikuara në Aeroport të Prishtinës
06.2.2025 - 09:59
Policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuar shtetas të Turqisë, pasi në kontroll të dokumenteve kanë prezantuar lejeqëndrimi që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në Aeroportin e Prishtinës, më 05.02.2025, rreth orës 15:48.
Policia njofton se katër të dyshuarit i arrestuan në katër raste të ndara me datën, lokacionin dhe kohën kur dyshohet se ka ndodhur rasti.
“Lidhur me rastet dokumentet e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa me vendim të Prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 06.02.2025.
Rasti është inicuar si: “falsifikim i dokumentit”.