Vetura e Policisë së Kosovës

Arrestohen katër persona, u kapën me drogë

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës dje përgjatë rrugës Fushë Kosovë – Drenas.

Kjo pasi gjatë kontrollit të veturës dhe shtëpive të tyre janë gjetur dhe konfiskuar 3.64 kilogramë heroinë, 102 gram marihuanë, një tablet ekstazi, një peshore dhe dy grinder.

Policia ka njoftuar se në cilësi të provave kanë konfiskuar një veture dhe katër telefona.

Dy gratë dhe dy burrat e arrestuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.