Foto Ilustrim: Vjedhje

Arrestohen katër persona të dyshuar për vjedhje në Klinë

Njësia e Hetimeve në Stacionin Policor në Klinë ka arrestuar katër persona të dyshuar për vjedhje.

Në njoftimin e Policisë thuhet se Njësiti i Hetimeve pas një pune të vazhdueshme operativo- hetimore ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë katër persona të dyshuar për vjedhje.

“Gjatë intervistimit nga ana e policisë, katër të dyshuarit kanë pranuar se kanë kryer vjedhje në bashkëpunim”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se nga të dyshuarit ka konfiskuar pesë televizion, një pompë uji, një motosharrë dhe dy fshesa elektrike.

Në njoftimin e policisë  thuhet se këto vjedhje kanë ndodhur kryesisht në shtëpi, banesa dhe dyqane afariste të qytetarëve të Klinës.