Ilustrim

Arrestohen katër persona që ishin shpallur në kërkim nga Gjykata

Në katër raste të ndryshme, janë arrestuar katër persona që ishin shpallur në kërkim nga Gjykata në Kosovë.

Sipas Raportit të Policisë së Kosovës, arrestimet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Obiliq, Shtime dhe Vërmicë.

Sipas njoftimit, tre të arrestuarit janë burgosur për të vuajtur dënimin, ndërsa i arrestuari në Vërmicë me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.