Foto: Ilustrim

Arrestohen katër persona për prostitucion

Katër persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerje të prostitucionit, prej tyre tre vajza dhe një djalë.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën ‘Ahmeti Krasniqi’ në Prishtinë.

“Gjatë kontrollit të tyre janë gjetur dhe konfiskuar një sprey, një boks hekuri, një thikë, 100 euro dhe katër telefona. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport policor.