Arrestohen katër persona pasi dyshohen se ofenduan dhe sulmuan disa zyrtarë policorë në veri

Qytetarët me iniciale R. N., 20 vjeçar, L. K., 19 vjeçar, V. J., 21 vjeçar dhe M. M., 19 vjeçar, të nacionalitetit serb janë arrestuar sot më 10.09.2024 nën dyshimet se kanë ofenduar, pastaj sulmuar zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

Kështu ka thënë për KALLXO.com shefi i Operativës Rajonale për Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza.

“Këta persona janë qytetarë të nacionalitetit serb të cilët i kanë ofendu, më pas sulmu policët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Tre prej tyre janë kanë në gjendje të dehur. Me urdhër të prokurorit janë shku në mbajtje prej 48 orë. Tash pritet me u intervistu”- ka thënë Fejza për KALLXO.com.

Ai shtoi se rasti ka ndodhur rreth orës 00:20.më 10.09.2024.