Arrestohen katër persona në Kosovë, kontrabandonin 24 sirianë me kamionetë

Dy shtetas shqiptarë dhe dy persona të tjerë me nënshtetësi arabe dhe irakiane janë arrestuar në Drenas mbrëmë në orët e para të mëngjesit.

Sipas Policisë, në kamionetën e të dyshuarave janë gjetur 24 shtetas sirianë të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë me qëllim daljen në shtetet e BE-së.

Të arrestuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.