Arrestohen katër persona në Kamenicë, dyshohet se u rrahën mes vete për pronë

Katër persona, familjarë në mes vete, janë arrestuar nga Policia në Kamenicë, pasi dyshohet se për shkak të pronës, janë rrahur mës vete.

Sipas Policisë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:30 në Kamenicë.