Arrestohen gjashtë persona e konfiskohen artikuj me përmbajtje të dyshimtë

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona pas realizimit të një aksioni të gjerë në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Në kuadër të këtij operacioni janë kontrolluar pesë lokacione, dy në Graçanicë dhe nga një në Ferizaj, Prishtinë dhe Prevallë.

Gjashtë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar sasi e konsideruar e artikujve ushqimorë me përmbajtje të dyshimtë dhe një armë.

Ndaj të arrestuarve, K.Gj. (1964), E.Gj. (1992), M.Sh. (1968), H. Sh. (1994) dhe E.I., (2001) janë iniciuar rastet  ‘kontrabanda me mallra’, ‘prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë’, ‘mashtrimi i blerësve’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’.

Me aktvendim nga prokurori, pesë nga gjashtë të arrestuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.