Arrestohen  edhe dy të dyshuar për plagosjen me armë para “Duplex-it”

Policia ka arritur të arrestojë edhe dy persona të dyshuar për plagosjen e cila ka ndodhur mesnatën e 9 nëntorit në “Duplex”.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë arrestuar gjatë ditës së djeshme për vrasje e rëndë në tentativë, armëmbajtje pa leje, dhe përdorim i armës.

KALLXO.com merr vesh se dy të dyshuarit për këtë rast janë vëllezër mes vete, ndërsa i dyshuarit kryesor i njohur si “Llepota” ndodhet ende në arrati.

Gjashtë ditë nga incidenti në “Duplex” Gjykata e Prishtinës ka lëshuar urdhër arrestin për grupin e dyshuar se shtiu para diskotekës pas lajmit se i dyshuari i parë është arrestuar dhe i dyshuari tjetër Astrit Mehmetit, i njohur me nofkën “Llepota” është shpallur në kërkim.

KALLXO.com mëson se edhe i dyshuari tjetër Kushtrim Krasniqi është shpallur po ashtu në kërkim.

Në këtë incident janë përdorur armë dhe ka pasur rrahje, si pasojë e të cilave 4 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK.

“Llepota” dyshohet për plagosje me armë zjarri të punëtorëve të sigurimit të diskotekës.

Gjykatësja e procedurës paraprake ka lëshuar urdhër arrestin në bazë të kërkesës së Prokurorisë e cila në dosjen e siguruar nga KALLXO.com thuhet se i ka dërguar ftesë “Lepotës” për tu paraqitur vullnetarisht në prokurori.

Sipas urdhër arrestit, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, Policia e Kosovës obligohet ta kërkojë, ta arrestojë dhe ta sjellë para prokurorit të dyshuarin, i cili është në arrati.

KALLXO.com ka publikuar pamje ekskluzive nga incidenti te diskoteka, gjatë të cilit janë shkrepur armët e ka pasur edhe përleshje fizike.

KALLXO.com dy ditë pasi kishte ndodhur rasti ka raportuar se njëri nga gjashtë personat e dyshuar për plagosjen e cila ndodhi në afërsi të lokalit “Duplex”, në Prishtinë, është arrestuar nga policia.

Pamje nga kamerat e sigurisë, plagosjet në ‘Duplex’