FOTO: Ilustrim

Arrestohen dy vëllezër në Mitrovicë pas mosmarrëveshjes rreth pronës

Dy vëllezër në Mitrovicë janë arrestuar nga policia mbrëmë rreth orës 20:20.

Sipas njoftimit, të dyshuarit janë arrestuar mbrëmë pasi të njëjti pas një mosmarrëveshjeje rreth pronës, janë përleshur fizikisht mes vete.

Në përleshje ka qenë i përfshirë edhe një i dyshuar tjetër, vëllai i tyre, i cili është larguar në drejtim të panjohur.

Si pasojë e përleshjes, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.