Foto: Ilustrim

Arrestohen dy të miturit në Prizren pasi nuk respektuan masën e arrestit shtëpiak

Dy të mitur të cilët ndodheshin në arrest shtëpiak janë arrestuar nga ana e policisë në Prizren për mosrespektim të masës së arrestit shtëpiak.

Policia ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarve është bërë dje rreth orës 16:00, në rrugën “Joni”, në Prizren.

Policia ka njoftuar se të miturit nuk kanë respektuar masën  arrestit shtëpiak të lëshuar nga gjykata nga data 27 shkurt 2020, deri më 27 mars 2020.

Gjatë verifikimit të njësitit policor, të njëjtit nuk janë gjetur në shtëpi.

Të dyshuarit me vendim të gjyqtarit janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.