Ilustrim

Arrestohen dy të miturit e larguar nga Qendra Edukative Korrektuese

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot gjatë ditës Policia ka arrestuar dy të miturit A.R. dhe B.T., të cilët mbrëmë ishin larguar nga Qendra Edukative Korrektuese në Lipjan.

Në njoftim thuhet se ndaj A.R. ishte shqiptuar masa edukative – një vit e gjashtë muaj për veprën penale- vjedhje e rëndë, ndërsa ndaj B.T. ishte shqiptuar masa edukative – një vit për veprën penale – lëndim i lehtë trupor.

Në njoftim të Shërbimit Korrektues po ashtu thuhet se të njëjtit pas arrestimit nga Policia janë dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në QEKL për të vazhduar masën edukative.

“Sipas Planit Operativ “ Corona Virus”, të njëjtit fillimisht do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore, pastaj fazës katërmbëdhjetë ditore të karantinimit, për të vazhduar tutje me vendosjen e rregullt”, thuhet tutje në njoftim të ShKK-së.