Ilustrim.

Arrestohen dy të mitur për vjedhjen e trotinetëve elektrikë në Pejë

Ditë më parë një person kishte lajmëruar policinë rajonale në Pejë se i janë vjedhur dy trotinetë elektrikë në vlerë prej 900 eurove.

Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se pas një pune intensive hetimore janë identifikuar dhe arrestuar dy të mitur.

Trotineti i sekuestruar nga policia, foto: Policia e Kosoves

Gjithashtu sipas policisë vjedhja dyshohet se është kryer së bashku me dy persona të tjerë të moshës madhore të cilët gjinden në arrati.

Tritonetët e sekuestruar nga tё dyshuarit, me kohë do t’i kthehen pronarit legjitim.

Kёta persona dyshohet se kanё kryer edhe shtatё vepra tё tjera penale kryesisht vjedhje të tritonetëve, biçikletave, nё disa lokacione tё ndryshme.

Tё dyshuarit me vendim tё prokurorit tё shtetit janё ndaluar pёr 24-orё.