Ilustrim

Arrestohen dy të mitur, në veturën që ata udhëtonin u gjetën dy AK-47

Në orët e para të ditës së entje në Kllokot, në prangat e Policisë së Kosovës kanë rënë dy të mitur.

Sipas Policisë, në veturën me targa vendore, me të cilën të miturit ishin duke udhëtuar, janë gjetur dhe konfiskuar dy armë automatike AK-47.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 20 tetor 2022, në orën 03:00 të mëngjesit.

“Janë arrestuar dy të dyshuar të mitur, për shkak se në veturën me targa vendore me të cilën kishin qenë duke udhëtuar janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë automatike AK-47” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Gjithmonë duke iu referuar këtij raporti, të miturit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.