Foto: REL/Shutterstock

Arrestohen dy të mitur në Suharekë pasi shantazhuan bashkëmoshatarin e tyre

Një rast i shantazhit është raportuar se ka ndodhur në fshatin Grejkoc të Suharekës.

Në lidhje me këtë rast, policia ka bërë të ditur se pas një pune hetimore, ka arrestuar dy të dyshuar të mitur pasi që të njëjtit përmes një profili të falsifikuar të një rrjeti social i kanë kërkuar viktimës, po ashtu i mitur, 150 euro në mënyrë që të mos i publikojnë disa foto komprometuese.

Policia ka njoftuar se janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona celularë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.