Ilustrim

Arrestohen dy të kërkuar nga INTERPOL-i  

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave ka arrestuar dy persona të cilët kërkoheshin me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Personat e arrestuar janë P. J., (1986) shtetas kosovar dhe D.S., (1992) shtetas gjerman. Dy të arrestuarit, sipas policisë kërkoheshin nga INTERPOL-i.

Arrestimi i të kërkuarave, sipas Policisë së Kosovës (ILECU-FAST Kosova ) është bërë në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere.

Dy të dyshuarit, sipas njoftimit të Policisë  janë dërguar në mbajtje dhe më pas do të vazhdohet me procedurat e parapara për raste e tilla.