Arrestohen dy të dyshuar që shisnin mish pa origjinë

Policia e Kosovë ka arrestuar gjatë ditës së djeshme dy persona të dyshuar për vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor.

Sipas njoftimit, të dyshuarit janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Klinë.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në lokalet e tyre ushqimor nga ana e inspektorëve të AVUK-ut, dhe policisë, janë gjetur dhe sekuestruar 745.9 kilogram mish të llojeve të ndryshëm për të cilat nuk posedonin certifikatë për origjinën e mishit.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervsitimit janë dërguar në mbajtje.