Ilustrim

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje në një market në Prishtinë

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale – vjedhje e rëndë.

Rasti i vjedhjes ka ndodhur sot rreth orës 01:30 në një market në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ka njoftuar Policia.

Personat e dyshuar janë F.G. 20-vjeç, dhe Y. S. 18-vjeç.

Sipas Policisë, të njëjtit dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë.

Pas arrestimit, dy personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme policore ndaj tyre.