Foto: CNN

Arrestohen dy të dyshuar për vdekjen e 39 personave në një kamion në Angli

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për trafikim me qenie njerëzore dhe vrasje për rastin e vdekjes së 39 personave në një kamion në Angli, raporton CNN.

Një burrë dhe një grua, të dy 38 vjeç, janë arrestuar sipas Policisë së Essex.

Ata u arrestuan në Warrington, në veri të Anglisë me dyshimin për trafik njerëzor dhe vrasje, thanë oficerët.

Shoferi i kamionit 25-vjeçar i Irlandës Veriore mbetet në paraburgim nën dyshimin e vrasjes, shtoi Policia.

Shoferi i kamionit në të cilin u gjetën 39 persona të vdekur është identifikuar nga një këshilltar lokal si Morris Robinson.

Të dhënat e para thonë se të vdekurit janë 38 të rritur dhe një person i moshës së re.