Ilustrim

Arrestohen dy të dyshuar për rastin e 400 kg kokainë

Dy persona janë arrestuar sot, njofton Prokuroria Speciale. Ata po dyshohen se kanë kryer disa vepra penale lidhur me rastin që ka të bëjë me sekuestrimin e 400 kilogramëve të substancave narkotike të llojit kokainë.

Prokuroria Speciale e Kosovës bën të ditur se në vazhdim të hetimeve të këtij rasti, kanë  ka realizuar bastisje në dy lokacione, sipas urdhrit të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Përveç sigurimit të provave materiale, prokuroria njofton se ka arrestuar dhe ndaluar dy personat me inicialet H.SH dhe N.M.

“Përveç sigurimit të provave materiale, ka arrestuar dhe ndaluar dy (2) persona me inicialet H.SH dhe N.M, shtetas të Republikës së Kosovës, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale, si në vijim: pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, si dhe për veprat penale të kryera në bashkëkryerje, pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare dhe frikësimi gjatë procedurës penale”- janë veprat penale për të cilat janë arrestuar të dyshuarit.

Prokuroria Speciale, gjithashtu thotë se do të vazhdojë procedurat e tjera ligjore në rastin konkret.

Pamje Ekskluzive: Si dukej nga brenda kamioni ku u kapën 400 kilogram kokainë në Lipjan