Ilustrim

Arrestohen dy të dyshuar për ngacmim përmes telefonit

Dy raste të ngacmimit janë raportuar në Polici në 24 orët e fundit.

Lidhur me rastet, policia ka arrestuar dy burra të dyshuar.

Një grua ka raportuar se përmes telefonit një person i panjohur ndaj saj kishte kryer veprën penale ngacmimi.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:30 në Zonën Industriale në Prishtinë.

“Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë relevante, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Një tjetër burrë në Prishtinë është arrestuar dje nën dyshimin se përmes telefonit e kishte ngacmuar një grua.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur me 4 qershor në ora 06:20.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ka njoftuar tutje Policia.