Foto: Ilustrim

Arrestohen dy të dyshuar për disa raste vjedhjesh në Himarë

Policia e Vlorës ka arritur të arrestojë dy persona për të cilët dyshohet se janë autorë të disa rasteve të vjedhjeve në fshatin Palasë të Himarës.

Sipas Policisë së Shtetit, ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 6 vjedhje në fshatin Palasë.

Po ashtu janë sekuestruar sende të ndryshme të vjedhura nga këta dy shtetas.

B.Ç., 31-vjeç, banues në Orikum, dhe P.Gj., 48-vjeç, banues në fshatin Palasë, dyshohet se janë autorët e vjedhjeve në disa banesa në fshatrat Palasë dhe Dhërmi.

Ata kanë vjedhur para dhe gjëra të tjera me vlerë.