Ilustrim

Arrestohen dy të dyshuar, konfiskohet marihuanë në vlerë 36 mijë euro që dyshohet se ishte destinuar për tregun turk (FOTO)

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar dhe ka konfiskuar substancë narkotike që dyshohet se është marihuanë gjatë një kontrolli në dy lokacione në Prizren.

Gjatë kontrollit, Policia ka konfiskuar 10 kg e 414 gramë substancë narkotike që dyshohet se është marihuanë dhe se kjo sasi dyshohet se ishte e destinuar për tregun ndërkombëtar (Turqi). E njëjta në treg kap vlerën përafërsisht 36,500 euro.

Të dyshuarit e arrestuar janë kosovari O.F., i lindur në vitin 1976 dhe A.U., shtetas i Turqisë, i lindur në vitin 1970.

Policia ka intervistuar të dyshuarit dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Me vendim mbi ndalimin e personit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës