Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari"

Arrestohen dy shtetas turq në aeroportin e Prishtinës, prezantuan dokumente të falsifikuara

Policia ka njoftuar se më 06.12.2024 rreth orës 14:00 në Aeroportin e Prishtinës kanë ndaluar një person të dyshuar. Kjo për faktin se i njëjti shtetas i Turqisë, gjatë legjitimimit të dokumenteve kishte prezantuar një pasaportë franceze në emër të një personi tjetër.

Dokumenti i dyshuar si i falsifikuar është sekuestruar.

Gjithashtu policia ka njoftuar edhe prokurorin kujdestar në lidhje me rastin.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas inicimit të rastit për falsifikim të dokumentit është dërguar edhe në mbajtje për 48 orë.

Një rast tjetër është edhe ai i një gruaje shtetase e Turqisë. E njëjta është arrestuar për arsye se gjatë legjitimimit të dokumenteve ka prezantuar një pasaportë franceze në emër të një personit tjetër që dyshohet se është e falsifikuara.

Dokumenti i dyshuar për falsifikim është sekuestruar, ndërsa e dyshuara pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.