Arkiva - Foto: KALLXO.com

Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë në veri të Kosovës

Përveç dy shtetasve rus të arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Sarpelj të Komunës së Leposaviqit, Policia ka arrestuar mbrëmë edhe dy shtetas shqiptar të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të policisë të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Kosovë.

Edhe në këtë rast, është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të këtij të fundit janë dërguar në mbajtje.

Arrestohen dy shtetas rusë për hyrje ilegale në Kosovë