Ilustrim
Arrestohen dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, tentuan të grabisin një market në Ferizaj
27.11.2024 - 10:45
Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut nën dyshimin se kanë kanosur me armë zjarri në një market dhe kanë tentuar të kryejnë grabitje.
Rasti ka ndodhur më 26.11.2024, rreth orës 03:22.
“Nga të njëjtit është konfiskuar një pistoletë që dyshohet se është përdorur në rast” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 27.11.2024.
Sipas Policisë, të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si grabitje e mbetur në tentativë.