Policia e Kosovës

Arrestohen dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për vjedhje në Prishtinë 

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dhe një grua – shtetas të Maqedonisë së Veriut për një vjedhje që ka ndodhur, më 18.01.2025, në lagjen ‘Veternik’ në Prishtinë. 

Sot, më 21.01.2025, Policia njofton se në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë palë syze dielli dhe një parfum. 

Ndërkaq, pas intervistimit, Policia thotë se me vendim të Prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.