Ilustrim

Arrestohen dy shtetas të huaj, u përleshën mes vete

Policia ka njoftua se një shtetas sirian dhe një tjetër nga Palestina janë arrestuar mbrëmjen e kaluar.

Të njëjtit sipas raportit ditor janë përleshur mes vete . Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Gjithashtu policia ka njoftuar se te të njëjtit kishte gjetur edhe një thikë. Kjo e fundit është gjetur pas një kontrolli që ka kryer policia te të dyshuarit.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.