Arrestohen dy shtetas kroat dhe një kosovar, u përleshen në një kafiteri të Prishtinës

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy shtetas të Kroacisë dhe një kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në një kafiteri në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore me ç ‘rast iu është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në ‘Sheshin Skënderbeu’ të Prishtinës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin policor.