Arrestohen dy prizrenas për kultivim të kanabisit

Dy persona janë arrestuar në Prizren për kultivim të bimëve narkotike.

Policia ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Prizren ka arrestuar të dyshuarit pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit ka gjetur dhe konfiskuar një qese me fara të dyshuara Kanabis Sative, dy bimë po ashtu Kanabis Sativa dhe rrizlla.

Të dyshuarit për kultivim të bimëve narkotike, me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.