Arrestohen dy personat që dyshohet se rrahën pronarin e barnatores "Rexall"

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dërguar në mbajtje dy persona të dyshuar për rrahjen e pronarit të barnatores “Rexall” në Prishtinë.

Personat e arrestuar janë A.C dhe V.C, të cilët dyshohen se janë përfshirë në rrahjen e pronarit të barnatores “Rexall”, më 22 maj, në rrugën “Mark Dizdari”.

Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 

Policia bën të ditur se hetuesit në koordinim me prokurorinë po punojnë për zbardhjen e rastit.  

Dje, Gjykata e Prishtinës ka vendosur masën e sigurisë të dyshuarve për kanosjen ndaj vëllait të pronarit të barnatores “Rexall” në Prishtinë.

Masa “ndalimi për t’ju afruar vendit apo personit” është caktuar për kanosjen që të pandehurit B.M. dhe A.S. dyshohet se i kanë bërë vëllait të pronarit të barnatores.

Prokuroria kishte kërkuar masën e paraburgimit, e cila është refuzuar nga gjykata.

Gjykata vendos ndaj të dyshuarve për kanosjen ndaj vëllait të pronarit të barnatores ‘Rexall’