Ilustrim

Arrestohen dy persona, u kapën me drogë

Policia e Kosoves, në rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit janë kapur me substanca narkotike.

Kjo është bërë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosoves.

Tutje bëhet e ditur se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ndërsa në veturën e njërit prej të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 1283.3 gram.

“Janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve  dhe si dëshmi janë sekuestruar 4.1 gram substanca narkotike të llojit kokainë, tre telefona, para të gatshme 99.80 euro si dhe dy vetura pronë e të dyshuarve. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.