Armët e sekuestruara gjatë arrestimit të të dyshuarve në Gjakovë, Foto: Policia e Kosovës/Facebook

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje në Gjakovë.

Z . M. viti i lindjes 1976 dhe M . Th. viti i lindjes 1974 janë arrestuar si të dyshuar për veprat penale, vjedhje e rëndë, mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Deri te arrestimi i të dyshuarve për vjdedhje në fshatin Rogovë të Gjakovës, policia ka arritur duke kontrolluar në tri lokacione të ndryshme.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me dhjetë copë fishekë të kalibrit të njëjtë si dhe një pushkë gjuetie me gjashtë copë fishekë.

Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit, pas përfundimit të procedurave policore, dy prej personave të arrestuar janë ndaluar për 48 orë.