Foto: Ilustrim

Arrestohen dy persona, të dyshuar për fajde dhe shpëlarje parash

Prokuroria ka njoftuar është zhvilluar një operacion për bastisje në lokacione të ndryshme, në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku janë arrestuar dy persona me inicialet R.J dhe H.D.

R.J, dyshohet se ka kryer veprën penale “Fajde”  dhe veprën penale ‘’Shpëlarja e parave’’.

Po ashtu, personi me inicialet H.D., u arrestua për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Fajde’’

Prokuroria ka njoftuar se dy personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje, si dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 3 mijë e 130 euro, dy telefona si dhe 40 dollarë.