Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Arrestohen dy persona të dyshuar për dhunim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë dhe Podujevë ka arrestuar dy persona të dyshuar për dhunim.

Në Pejë, Policia e ka arrestuar personin i cili dyshohet se ka kryer dhunim ndaj një gruaje.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” –  thuhet në raport të Policisë.

Edhe në Podujevë është arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer dhunim ndaj një gruaje.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore” – thuhet në njoftim.