Arrestohen dy persona, sulmuan me thikë një burrë në Drenas

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar se kanë sulmuar fizikisht një burrë duke e goditur me thikë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është dërguar në tretman mjekësor.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 22 maj rreth orës 21:10 në Drenas.