Foto: Ilustrim

Arrestohen dy persona që kanë organizuar ‘luftë’ mes qenve

Dy persona janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës për keqtrajtim të kafshëve në Deçan.

Sipas Policisë, të arrestuarit dyshohen se kanë organizuar duele (luftë) në mes qenve.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur më 16 shkurt, rreth orës 8:00.