Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arrestohen dy persona, përfshihen në konflikt mes vete

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Shtetit pas një konflikti që kishin pasur gjatë ditës së djeshme në fshatin Klos.

G.Gj., dyshohet se ishte konfliktuar me shtetasin tjetër P.P., të cilin e kishte qëlluar edhe me armë zjarri.

28 vjeçari G.Gj, është arrestuar në flagrancë nga policia ndërsa ndaj tij është inicuar nrasti për kanosje dhe mbajtje të armës pa leje.

Tutje siç ka njoftuar policia, shtetasi P.P pas shkrepjeve me armë kishte shkuar në shtëpinë e 28 vjeçarit G.Gj., dhe i kishte kërcënuar familjarët e tij.

Policia e Shtetit ka thënë se është duke u punuar në gjetjen dhe sekuestrimin e armëve të cilat u përdorën nga dy të dyshuarit tashmë të arrestuar.

Materialet dhe provat janë referuar në Prokurori në Lezhë për veprime të mëtutjeshme.