Policia e Kosovës

Arrestohen dy persona për vjedhje të kabllove

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se në hapësirat e Telekomit të Kosovës kanë vjedhur kabllo tokësore.

Gjithashtu është shoqëruar në stacionin policor edhe i dyshuari i tretë, pronar i një deponie hekurash nën dyshimin se ka blerë kabllot në fjalë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Me vendim të tij, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aziz Abrashi” në Fushë Kosovë.

Shënim (10:06): Teksti është edituar dhe është ndryshuar emri i ndërmarrjes publike në hapësirat e të cilës ka ndodhur vjedhja.